Një varr masiv u zbulua në qytetin bregdetar të Maindit në Kenia.
Të paktën 73 trupa të pajetë u nxorën nga autoritetet ndërsa vijojnë kërkimet pasi ka dyshime që numri kufomave mund të jetë më i madh.
Viktimat, sipas autoriteteve, i përkasin një kulti ekstrem fetar që praktikonte urinë. Ata ishin groposur në një pyll në afërsi të bregdetit, ndërsa ngjarja shkaktoi një tronditje të madhe në të gjithë vendin.
Vetë Presidenti William Ruto u zotua se do të godasë të gjitha ato lëvizjet fetare “të papranueshme” që predikojnë në zona të ndryshme të Kenias.
Deri më tani autoritetet kanë vendosur nën hetim Kishën Ndërkombëtare të Lajmit të Mirë dhe udhëheqësin e saj, të quajtur në Paul Mackenzie Nthenge, pasi ky i fundit i predikon thirrjen se vdekja nga uria do t’i dorëzojë të gjithë besimtarët tek perëndia.
Deri më tani janë shpëtuar nga ana e autoriteteve një numër i madh njerëzish që kanë ndjekur këtë sekt fetar, ndërsa janë zbuluar dhjetëra trupa në varre masive.
Që atëherë, një numër njerëzish janë shpëtuar dhe dhjetëra trupa janë zbuluar në varre masive të gërmuara në gropa të cekëta.
“Është një gjendje shumë e trishtueshme se si këta njerëz vdiqën dhe u varrosën në varre të cekëta sepse sot gjetëm gjashtë trupa në një varr,” tha një oficer policie i përfshirë në hetim për AFP në kushte anonimiteti.
Një tjetër zyrtar i lartë i policisë konfirmoi gjithashtu numrin e të vdekurve, duke thënë: “Disa nga trupat ishin vetëm në pyll dhe as nuk ishin varrosur”.
Ndërkohë po vijojnë kërkimet në të gjithë zonën pasi dyshohet se mund të ketë të tjerë trupa të pajetë.