Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po afrohen në Greqi, pasi do të mbahen më 21 maj. E teksa na ndajnë pak javë nga zgjedhjet kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis sot ka prezantuar edhe sloganin me të cilën futen në zgjedhje.
“Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”, me këtë slogan, Mitsotakis kërkon një mandat tjetër 4 vjeçar për të drejtuar Greqinë.
Po ajo që bie në sy është se slogani i i Mitsotakis është i ngjashëm me atë të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet lokale. PS për fushatë po përdor sloganin “kurrë më mbrapa, vetëm përpara”.