Zhaklin Lekatari sot zë një karrige me mjaft peshë, të paktën për ditët që po jetojmë. Ajo zëvëndësoi Balina Bodinakun në Big Brother Vip Albania si opinioniste në krah të Arbër Hajdarit, ku nuk kanë qenë të pakta rastet kur ka marrë vëmendjen e programit dhe herë pas here ka irrituar publikun me deklaratat e saj.
Që në fillim ajo morri vëmendjen duke treguar se është shantazhuar nga bashkëshorti i Olta Gixharit, e më pas me deklarata të shumta. Ditën e sotme, regjisori Eduart Grishaj ka ndarë një foto nga përgaitjet për spektaklin e rradhës. Në foto shihen Sara Hoxha, Arbana, Eduarti Arbër Hajdari dhe Zhaklina, por kjo e fundit nuk rezulton te personat që regjisori ka bërë tag.
“Black team”, shrkuan Eduarti krah fotos ku të gjithë janë veshur me të zeza, gjithashtu edhe Zhaku e cila nuk rezulton te personat e përmendur më poshtë. Kujtojmë se gjatë spektaklit të së martës, mometi kur Arbana Osmani “shpërthen” në britma ndaj Zhaklinës bëri xhiron e rrjetit. “Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshur. Një sekond qetësohu!”- ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situate.