Al Nassr konfirmoi dje largimin e Rudi Garcias nga stoli i ekipit pas tetë muajve. Tanimë klubi nga Arabia Saudite ku luan edhe Cristiano Ronaldo ka gjetur teknikun e ri. Do jetë Dinko Jelicic ai që do drejtojë skuadrën me misionin drejt titullit kampion.

Klubi nga Riadi ia ka besuar pankinën trajnerit të U-19, me kroatin që nuk është i njohur për rolin e trajnerit. Në karrierën e tij, Jelicic ka drejtuar skuadrat e moshave të Kroacisë U-19 dhe U-20.

Veç tyre, për pak kohë ka qenë trajner i NK Novigrad, NK Rudes apo edhe Kostusija. Tanimë ylli i futbollit botëror do duhet të stërvitet nga një trajner anonim, me kroatin që është ulur në stol vetëm në 76 takime me skuadra jo të rëndësishme.