Mungesa e diplomës apo rezultatet e dobëta duket se qënka kriter për të qenë kandidat i Rithemelimit në zgjedhjet e 14 majit. Pas skandalit me diplomën e shkollës së mesme të Belind Këlliçit apo falsifikimit të diplomës nga kandidati i Kamzës, edhe Indrit Hoxha i Vorës rezulton se ka probleme të theksuara me arsimimin.

Edhe pse deklaron se ka përfudnuar studimet e larta për Shkenca Politike, kandidati i Foltores Indrit Hoxha shfaq probleme të mëdha në njohjen e gjuhës shqipe.

Mjafton ky tekst i postuar nga ai në rrjete sociale gjatë një takimi në Bashkinë e Vorës, për të kuptuar gafat drejtshkrimore që edhe një nxënës në ciklin e ulët nuk do t’i bënte. Aktualisht, Hoxha garon për Kryetar të Bashkisë Vorë nën logon e Koalicionit të drejtuar nga Berisha dhe Meta.