Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë deklaroi se nuk është në axhendën e tyre dërgimi i avionëve F-16 në Ukrainë.

“Kur bëhet fjalë për F-16 nuk është në axhendë tani dhe unë me të vërtetë nuk dua të spekuloj për ndonjë donacion të mundshëm në të ardhmen”, deklaroi Bjorn Arild Gram në konferencën për shtyp.
Në fillim të këtij viti, Britania e Madhe dhe SHBA përjashtuan mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.

Downing Street njoftoi se ishte “jo praktike” për t’i dërguar ata ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden u përgjigj “jo” kur u pyet nga një gazetar nëse ai do të dërgonte F-16 në vijën e frontit.