Luiz Ejlli, këngëtari dhe fituesi i BBV, ka treguar se e ka të qartë se kë do të mbështesë për garën për kryebashkiak në Shkodër.

Pak ditë më parë në rrjet është publikuar një video e Luiz Ejllit me kandidatin e Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin. Fituesi i “Big brother VIP 2” Luiz Ejlli i është drejtuar ditën e sotme qendrës së tij të votimit në Shkodër, e teksa ka hedhur votën e tij në kuti një pyetje që mbase çdokush do ta bënte në këto momente iu drejtua këngëtarit.

Ai është pyetur nëse do i futet politikës, këngëtari është përgjigjur me humor duke thënë se këtë do ta diskutojë ,më kryeministrin Rama.
Luizi ka treguar se ditën e sotme po voton për të ushtruar të drejtën e tij si qytetar ndërkohë që nuk është i përfshirë politikisht.
“Erdha në Shkodër që të ushtroj të drejtën time si qytetar, për të votuar. Nuk jam i përfshirë politikisht dhe nuk mendoj të përfshihem. Unë vlerësoj personin dhe nuk merrem me politikë, nëse personi është i mirë për mua është në rregull”, tha Luizi
Më tutje ai u pyet nëse mendon se Beci do të fitojë për shkak të mbështetjes që vetë Luizi i ka dhënë.Këngëtari u përgjigj se nuk mendon se ka ndikuar politikisht te askush.
Pjesë nga intervistai:
Nëse Beci fiton, mendon se do të jetë për shkak të mbështetjes tuaj?
Luizi: Nuk mendoj që mendoj që mbështetja ime brenda shtëpisë mund të ketë ndikuar për kandidatin e Partisë Socialiste”, tha Luizi.
Do t’i futesh politikës?
Luizi: Do e diskutoj me Ramën këtë punë