Luizi Ejlli i ftuar në “Më Lër Të Flas”, ka dhënë intervistën e parë pas daljes nga BBVIP.
I pyetur nga Donaldi dhe Romeo nëse e ka uruar ish-partnerja e tij, Megi Topalli për fitoren e “Big Brother VIP”, Luizi tha se nuk ka marrë mesazh urimi nga ajo por e di se i është bërë qejfi.
“Në të kaluarën zgjodha zemrën dhe jo mendjen, sepse po të kisha zgjedhur mendjen do ishte ndryshe. Me gjithë respektin që kam për atë vajzë gjërat shkuan ashtu. Nuk më ka uruar për fitoren në BBVIP, por me aq sa e njoh, e di që i është bërë qejfi. Ne jemi larguar pa hatërmbetje, nuk kemi mbajtur kontakte.”- tha Luizi.