Një aksident masiv ka ndodhur këtë të martë në kryeqytet në zonën e “Selvisë”. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euroneës Albania në aksident janë përfshirë 7 automjete ë cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe janë dëmtuar. Si pasojë e përplasjes ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo lëndime në njerëz.
Një situatë e tillë ka sjell trafik në zonë, por më pas është bërë zhvendosja e mjete pak metra më lart për të lejuar qarkullimin e mjeteve. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.