Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Lushnjë. Dy mjetet janë përplasur në një kryqëzim rruge pranë një shkolle.

Dy mjetet kanë përfunduar në trotuar nga përplasja por fatmirësisht nuk ka pasur këmbësore.

Mjeti tip Toyota është përplasur me një një taksi me mjetin tip Audi, çka ka shkaktuar lëndimin e taksistit dhe pasagjeres së tij.

Me ndërhyrjen e policisë dhe ambulancës janë nxjerrë nga mjeti të dëmtuarit dhe janë dërguar në spital.

Policia ndërhyn për disiplinimin e trafikut.