Një nuse që po largohej nga dasma e saj u vra kur një shofer i dehur po lëvizte me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar u përplas me një karrocë që mbante çiftin e porsamartuar.
Samantha Miller, 34 vjeç, vdiq vetëm disa orë pasi shkëmbeu betimet me bashkëshortin e saj Aric Hutchinson, thanë autoritetet e Karolinës së Jugut.
Nusja vdiq nga plagët e forta në vendngjarje, sipas zyrës së mjekësisë ligjore.
Hutchinson mbetet në spital në një gjendje kritike me një dëmtim të trurit dhe kocka të shumta të thyera.
Karroca e golfit – e cila ishte zbukuruar me një shprehje “sapo u martuam” – u hodh 100 metra tutje dhe u rrotullua disa herë, kur u përplas në pjesën e pasme të saj.
Policia thotë se në timonin e automjetit tjetër ishte një 25-vjeçar.Nëna e dhëndrit krijoi një Faqe Go Fund Me për të paguar funeralin e nuses së saj dhe faturat mjekësore të djalit.
Ai përfshinte një foto të porsamartuarve duke vrapuar nën xixëllonja vetëm pak çaste para përplasjes.
Ajo shkroi: “Më dorëzuan unazën e martesës së Ariçit në një qese plastike në spital, pesë orë pasi Sam e vendosi në gisht dhe ata lexuan njëri-tjetrin betimet e tyre. Ariç ka humbur dashurinë e jetës së tij”.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në karrocën e golfit.
Karroca e golfit kishte drita dhe ishte e ligjshme për të vozitur natën në rrugë ku shpejtësia e kufizuar ishte 35 mph ose më pak, sipas autoriteteve lokale.