Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ka nxjerrë bllof kandidatin e dyshes Berisha-Meta në Tiranë, në lidhje me deklaratën se kryebashkiaku Veliaj nuk ka shkelur kurrë në Laprakë. Gjatë emisionit “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH, Çipa e kundërshtoi kandidatin e opozites, kur tha se realiteti është krejt tjetër nga ai që tregon Këlliçi, pasi ka dhjetra video të Veliajt që provojnë me zë dhe figurë se kryebashkiaku ka kryer shumë punë në Laprakë.

Debati:

Aleksandër Çipa: Ju thoni që nuk ka shkelur në Laprakë. Po të futesh në faqen e Erion Veliajt gjen materiale në lagje, për asfaltimin e rrugëve. Çedon në këtë pikë duke thënë se nuk ka shkelur në atë lagje.
Belind Këlliçi: Është në lënë në harresë prej 30 vitesh dhe quhet lagja pa ujë.
Aleksandër Çipa: Kjo bashki vetëm në 10 vitet e fundit ka menaxhuar 1.3 mld euro. Futu te faqja e tij zyrtare e ke me zë dhe figurë.