Enkelejd Alibeaj flet në Report Tv pasi dha dorëheqjen nga kreu i grupit parlamentar. I ftuar në Rel Story me gazetarin Sokol Balla, Alibeaj thotë se PD duhet të futet në një proces riorganizmi.
Sipas tij opozita duhet të qartësoje filozofinë politike dhe rruga që duhet të ndjekë, Alibeaj thotë se është mbajtja e marrëdhënieve të forta me perëndimin.
“Opozita ka nevojë që të qartësojë atë që është filozofia politike. Disa gjëra reference të vegjël se ca do thotë kjo filozofi. Do duhet mbajtja e raporteve të forta me perëndimin. I gjithë ky tallaz që ka ndodhur në këtë dy vite, ka nisur që nga shpallja non grata e Berishës. E dyta është të formësohet si një forcë e qendrës së djathtë, me dije, vlera, që nuk duhet të jenë thjesht të shkruara, pro të marrin jetë në veprimtarinë e përditshme dhe aksionin e PD-së” – tha Alibeaj.