Massimiliano Allegri drejt largimit nga Juventus.
Edhe pse ai ka edhe dy vite në kontratë, Allegri dhe klubi ende nuk kanë vendosur për të ardhmen, e cila mbetet e paqartë.
Siç raportojnë mediet italiane, një vendim përfundimtar do të merret në fund të sezonit, pra kur do të jetë e qartë edhe se çfarë do të ndodhë me skuadrën, nëse do të luajë në Europë apo jo.
Ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë emrat e zëvendësuesve të mundshëm të Allegrit.
Fillimisht bëhet fjalë për Igor Tudor dhe më pas, “plani B”, Raffaele Palladino.