Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se vazhdon të jetë përkrahës i madh i nismës rajonale Ballkani i Hapur.
Ai ka theksuar se Open Balkan ka për qëllim që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen kësaj nisme për të hapur kufijtë siç u shpreh ai për tregtinë e mallrave dhe për lëvizjen e turistëve. Kosova vazhdon të jetë kundër kësaj iniciative rajonale.
“Ne kemi vërejtur se kemi nevojë që ata kufij të jenë kufij, jo për të ndarë vendet, por më tepër vendet që bashkojnë vendet.
Ka pasur një sërë përpjekjesh për integrimin rajonal, një nga ato këtu në Ballkan, të cilin ministri Momiroviq e përmendi, dhe do ta përmend sërish, sepse jam përkrahës i madh i kësaj nisme, Open Balkan, që provon të ftojë të gjitha vendet, dhe këtë gjashtëshen e Ballkanit Perëndimor, të bashkohen.
Kërkon të sigurohet se pavarësisht nga statusi i tyre, vendet të bashkohen, të punojnë së bashku dhe të veprojnë për të hapur kufijtë, dhe për të siguruar që ata kufij të lehtësojnë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe lëvizjen e turistëve”, theksoi ai.