Pasi mbylli marrëveshjen për blerjen e uruguaianit Manuel Ugarte (ka marrëveshje në parim edhe me Mian Skriniar), blerja e radhës e PSG-së mund të jetë Lucas Hernández.
Sipas informacioneve të “L’Équipe”, skuadra pariziene, me Luis Campos në krye të operacioneve, kanë arritur një marrëveshje me francezin, kështu që tani duhet të negociojnë me Bayernin për të përmbyllur transferimin.
Pas Kupës së Botës në Katar, ku Lucas pësoi këputje të ligamentit në gju, ideja e francezit ishte rinovimi me Bayernin. Me një kontratë në fuqi deri në vitin 2024, skuadra bavareze i ofroi atij një zgjatje pejesëvjeçare të kontratës, por vendimi u shty pas i hyri në lojë skuadre pariziene.
Verën e kaluar, Luis Campos e provoi ta merrte Lucas Hernandezin, por përgjigja e Bayernit ishte e prerë: nuk ishte në shitje. Tani, situata është shumë ndryshe, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2024 dhe klubi gjerman duhet t’i rinovojë kontratën ose ta shesë, për të mos e humbur me parametër zero.