Lacio u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Leçes, në një ndeshje që mund të shkonte edhe më keq për të kaltrit duke qenë se takimi u barazua vetëm në sekondat e fundit. ky barazim, e mban Lacion përkohësisht në vendin e tretë në klasifikim por një fitore e mundshme e Interit ndaj Sasuolos, e zbret në vendin e katërt ndërkohë që diferenca e pikëve me skuadrat e tjera është e ngushtë.
Titullar për Lacion e nisi edhe Hysaj por paraqitja e tij nuk ka qenë më e mira e mundshme. Në minutën e 23 kur ndeshja ishte 0-0, mbrojtësi shkodran shkaktoi një penallti e cila për fatin e tij të mirë u humb nga kundërshtari. Paraqitja e tij ndaj Leçes e detyroi Sarrin ta zëvendësonte në minutën e 58.
Sa i përket vlerësimit, Hysaj është cilësuar si një nga lojtarët më të dobët në fushë, duke marrë notën 5. Kjo notë është vënë për Hysajn si nga “Corriere dello Sport”, ashtu edhe nga “Gazzetta dello Sport”, ndërkohë që në komentin për të, thuhet: “Keq Hysaj që shkakton edhe një penallti ndaj Blin”.