Ish deputeti demokrat Azgan Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj ish deputetit PD Myslim Murrizit lidhur me deklaratat e fundit ndaj demokratëve. Në rrjetin social Facebook, Haklaj rendit sfidat e Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe demokratëve duke theksuar se misioni është të çlirohet demokracia nga trekëndëshi i Bermudës dhe PDSH-në dhe opozitarizmin nga binomi Berisha & Metaj.
Reagimi i Azgan Haklaj:
“Të nderuar demokratë e demokrate shqiptare:
Myslim Murrizi një bohem politik që ende është kryetar i një partie tjeter në gjykatë dhe antar i rithemelimit dhe koalicionit të nongratës Berisha & Metaj i ka etiketuar basdardë të vulës qëndrestarët e PDSH-së të rreshtuar në krah të Bashës dhe Alibeajt.
Po i kujtoj këtij sharlatani se demokratët kanë kaluar përmes shumë kasandrave.
Janë përballur me sulmin barbar të 8-të janarit dhe nuk u mposhtën.
U linçuan nga makineria shpifëse e Berishës dhe Metajt.
U kercënuan, shantazhuan, intimiduan, u joshën por kurrë nuk u komprementuan.
Fisnikët demokratë shqiptarë mbrojtën me çdo çmim e sakrificë sublime identitetin dhe simbolet e PDSH-së.
U ballafaquan me trekëndëshin e Bermudës dhe ia dolëm që në zgjedhjet e 14 majit të mbijetojnë e të sigurojnë ekzistencën e PD-së të djathtë euroatlantike, të çliruar nga feudalizmi, komunizmi, mercenarizmi, sherbëtorët e diktaturës, bolshevizmi, enverizmi, berishizmi.
Sulmi i delfinit të Fatos Nanos, miut të kënetës së Terbufit nuk i tremb demokratët por tregon qartë sa hipokrite janë deklaratat e industrisë mediatike propagandistike të Sali nongratës dhe Ilir spiunit për bashkim.
Ne të bashkuar kemi qenë e jemi.
Ju keni ikur o ikanakë, o shtegtarë nga një parti në një tjetër për pushtet.
Ne nuk vuajmë për pushtet as për mandate.
Ne jemi misionarë.
Misioni jonë është të çlirojmë demokracinë nga trekëndëshi i Bermudës dhe PDSH-në dhe opozitariznin nga binomi Berisha & Metaj”.-Shkruan Haklaj.
Ky reagim vjen një ditë pasi Myslim Murrizi u shpreh në një emision në Top Channel, se ata që ikën me vulë si hajdutë, janë një grup bastardësh.