Belgjika po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri i vendit, Alexander De Croo, i cili konfirmoi se qeveria e tij po shqyrton gjithashtu se si asetet e ngrira ruse mund të ndihmojnë përpjekjet luftarake të Kievit.
Komentet De Croo i bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Hagë.

Belgjika i ka dërguar më shumë se 2 milionë funte ndihmë ushtarake Ukrainës që nga fillimi i luftës – duke përfshirë karburantin, municionin, laboratorët e lëvizshëm dhe armët kundërajrore.
Ukraina i ka bërë thirrje Perëndimit që të dërgojë avionë për të ndihmuar luftën e saj kundër Rusisë – me Zelenskyn që përsëriti sërish lutjen gjatë ditës së sotme.