Pas 14 vitesh 354 golave dhe 647 ndeshjesh, historia e dashurisë ndërmjet Real Madrid dhe Kartim Benzema ka ardhur në kapitullin e fundit. Në Spanjë janë të sigurt, fituesi i “Topit të Artë” në fuqi do të largohet nga Madridi për tu transferuar në Arabinë Saudite. Benzema ka pranuar ofertën marramendëse të Al-Ittihad prej 200 milionë euro në sezon.

“Bomberi” francez pritet të ndjek rrugën e C.Ronaldo-s duke u larguar nga futbolli i rëndësishëm për të nisur një aventurën prej sheiku. Benzema ka dhe një vit kontratë me Real Madrid, por presidenti Pertez nuk pritet të bëhet pengesë në këtë pikë, do të lë të lirë lojtarin që ka dhënë kaq shumë për klubin.