I ftuar në studion e Dritare TV ishte avokati Idajet Beqiri i cili foli në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, për Himarën, Fredi Beleri. Beqiri u shpreh se Kandidimi i Fredi Belerit në Himarë është një skenar i përgatitur me shumë djallëzi dhe me shumë aktor brenda tij.

Sipas avokatit ai ishte kryesori që mori pjesë me armë në dorë në ngjarjen e Peshkëpisë dhe bashkë me bashkëpunëtor të tjerë bëri një akt terrorist ku mbetën të vrarë komandat tona shqiptare.

“Kandidimi i Fredi Belerit në Himarë është një skenar i përgatitur me shumë djallëzi, me shumë aktor brenda tij dhe me një mënyrë organizimi të tillë që të jepte efektet e veta negative. Sepse prej të gjithëve dihet kush është Fredi Beleri dhe çfarë krimi të rëndë ka bërë me ngjarjet e Peshkëpisë kur u trondit jo vetëm Shqipëria por u tronditën fortë edhe marrëdhëniet jo vetëm midis dy shteteve por madje dhe më gjerë, se pati një reagim europian dhe amerikan për ato ngjarje. Ai ishte kryesori që mori pjesë me armë në dorë dhe bashkë me bashkëpunëtor të tjerë bëri një akt terrorist të shëmtuar ku mbetën të vrarë komandat tona shqiptare. Kështu që prej asaj kohe dhe në vazhdimësi, fakti që ky antishqiptar i madh, ky njeriu më negativ, që në vend që urat e lidhjes së minoritetit grek në Shqipëri me Greqinë të ishin dhe të jenë nga më të shkëlqyerat që t’i afrojë popujt tanë, ky ka bërë gjithmonë rolin e një antishqiptari dhe antigreku do thoja sepse ka yshtur gjithmonë dhe ka punuar gjithmonë në drejtim të asaj që ka mbjellë farën jo vetëm të përçarjes por dhe të mohimit të etnisë shqiptare dhe duke promovuar tezën më famëkeqe, që s’ka pikë lidhje me të vërtetën e Vorioepirit.

Nga Shkumbini e poshtë sipas Fredi Belerit është Greqi, një përçarës i tillë, një armik i betuar i popullit shqiptar por dhe popullit grek sepse dhe populli grek nuk do element të tillë të çakorduar, të çmendur që për 5 dhrami ai shet farë e fis, familjet e veta siç i shiti me ngjaren e Peshkëpisë dhe siç e shiti dhe tani me deklaratat e ulëta që bëri në Athinë për helenizimin e Himarës shqiptare. Ata që e vendosën për kandidat të Himarës i dinin këto gjëra dhe e dinin që një person i tillë kurrë nuk fitoi në Himarë me vota të lira dhe të ndershme, me një proces votimi të rregullt dhe ligjor, kurrë nuk mund të fitojë”, u shpreh Beqiri për Dritare TV.