Sali Berisha ka mohuar çdo përgjegjësi për humbjen e thellë në 14 Maj.
Ai refuzoi të përgjigjet nëse do të dorëhiqet, por deklaroi se do të zbatohet statuti i cili në raste të tilla parashikon një votëbesim.
I pyetur se përse nuk i mbrojti votat siç premtoi, ai deklaroi:
“Nuk është përgjegjësia e ime pse shiten dhe blihen votuesit. Secili është përgjegjës për karakterin e tij. Unë nuk kam gjë në dorë në këtë” – tha Berisha.
Ai u pyet pse disa kandidatë humbës të tij e pranuan rezultatin dhe shtrenguan duart me kundërshtarët. Si në rastin e Zef Hilës apo kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Gjirokastër.
Por Berisha mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë, edhe pse ato ekzistojnë me pamje filmike.
“Zef Hila i tha ‘të shkoftë’ mbarë. Por jo se pranoi rezultatin. Kjo thënie i ka të gjitha brenda” – tha Sali Berisha sot para gazetarëve.