Fitorja e parë e thellë në vend shënohet në qarkun e Tiranës. Kandidati i PS Blerim Shera ka shpallur fitoren në Vorë. Ai do të jetë kryetari i kësaj bashkie edhe për 4 vitet e ardhshme.

“Nga shtabi kemi të dhëna që në çdo qendër është një fitore e padiskutuar. Nga diskutimet, punën që ne kemi bërë, besojmë pritshmëritë tona janë te 10 mijë vota. Procesi ka qenë shumë i qetë. Asnjë incident. Atë që ne kemi bërë që në fillim të fushatës. Vora ndryshe nga dy bashkitë e tjera e kishte për herë të dytë votimin elektronik. Do marr dhe do vazhdoj punën nesër si çdo ditë tjetër.

Projektet janë shumë të mëdha, na ndërtimi i një ujësjellësi të ri, mbylljen e të gjithë procesit të rindërtimit. Kemi kopshtin e ri që do të hapë dyert në shtator, shkollën e re”, deklaroi Blerim Shera.