Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell e ka paralajmëruar Moskën të enjten që të mos e përdorë “sulmin e pretenduar” me dron për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

“Të gjithë ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë sulmin e pretenduar për të vijuar me përshkallëzimin e luftës,” citohet të jetë shprehur Borrell për gazetarët ndërsa bëhej gati që të merrte pjesë në një mbledhje në Bruksel. Borrell tha se shqetësimi i BE-së është që “sulmi” mund të përdoret si justifikim për të rekrutuar njerëz të tjerë, më shumë ushtarë dhe të bëjë më shumë sulme ndaj Ukrainës.

“E dëgjova Presidentin Zelensky, ai e tha qartë që Ukraina nuk është e përfshirë në sulm, dhe që ata po mbrojnë vendin e tyre, por po luftojnë në tokën e tyre dhe nuk po sulmojnë në tokën ruse”, shtoi Borrell.