Sfumohet objektivi i Milanit për të firmosur me sulmuesin e talentuar brazilian, Joao Pedro.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me Watfordin, skuadër të cilës i është bashkuar që në vitin 2020. Paraqitjet e sulmuesit kishin tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, teksa Maldini kishte nisur negociatat prej kohësh me anglezët e Watford.

Megjithatë më të shpejtë në negociata u treguan anglezët e Brighton, që ia dolën të transferojnë Joao Pedron dhe të firmosin me të një kontratë të vlefshme deri në verën e 2028-ës. Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Brightonit, që gjithsesi nuk preferon të zbulojë detaje në lidhje me shifrën e transferimit dhe pagën që do të përfitojë në Premier League sulmuesi brazilian.