Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e njohur si mbështetëse e Sali Berishës, u shfaq para disa ditësh krah kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë qartë se tashmë është kthyer në radhët e PS. Në një intervistë për Euronews Albania, ajo u shpreh se nuk ka lidhje se si u kthye me PS, duke shtuar mes të tjerash se Erion Veliaj është një djalë që ka guxim.

“Ai djali e meriton, është djalë i përkryer. Është një djalë që ka guxim në zemër. Nuk ka lidhje si u kthyem. Berishën e kam xhan, ka një vend të rëndësishëm në zemrën time. Jam rritur komshie me të. Mezi prisnim që të dilte. Është tjetër gjë politika dhe është tjetër gjë njerëzit që mbajmë në zemër personalisht. Janë dy gjëra të ndryshme. Gjërat që ka bërë Veliaj në Tiranë, si ka bërë askush në Tiranë”- tha ajo.