Romanca mes Nita Latifit dhe Shpat Kërleshit që pritej të zhvillohej brenda “BBV” duket se po ndodh jashtë.

Dyshja janë fotografuar së fundmi teksa dilnin nga një kafene së bashku.

Nuk dihet përse janë takuar apo nëse ka ndonjë rikthim në lidhjen e tyre.

Kujtojmë që Nita e pranoi vetë brenda shtëpisë së “BBV” që dikur është frekuentuar me Shpatin, por ai raport ishte mbyllur shumë kohë më para.