Bileta për të parë finalen e madhe të Big Brother VIP kap çmimin marramendës deri në 1000 euro. Këtë e ka konfirmuar vetë regjisori Eduart Grishaj në një intervistë për ‘Big Brother Fun Club’ duke hedhur poshtë pretendimin se janë shitur 500 bileta. Ai sqaroi se kanë nxjerrë vetëm 150 bileta në shitje dhe i konsideron fatlumë ata që do të jenë të pranishëm në finalen e 6 majit.
“Është bërë shumë tërkuzë historia e biletave 1000 euro. Do jenë 150 vende për ata persona që do jenë fatlumë nuk do jenë thjeshtë në studio, por do jenë edhe pjesë e shtëpisë, do i takojnë nga afër njerëzit që kanë jetuar me ta me muaj. Pra është një biletë e veçantë që besoj se nuk do e harrojnë kurrë në jetën e tyre. Është një paketë ‘all inclusive’, ka për të pirë dhe për të ngrënë.”- tha regjisori.
Po ashtu, Grishaj u shpreh se e kishin menduar që të organizonin finalen në stadiumin ‘Air Albania’ por u tërhoqën dhe do e bëjnë në ambientin pranë shtëpisë së famshme.
“Ishte mundësia për të bërë stadiumin por duke qenë se kemi disa ministadiume tek studiot tona, thamë pse të mos e bëjmë te shtëpia jonë. Kështu që jo”, tha Grishaj.
Një prej surprizave që i është zbuluar publikut është celebrimi i Kiara Titos me Luiz Ejllin që do të ndodhë në një transmetim live.