Qetsor Ferrunaj, ish-banor i Big Brother Vip, i ftuar në Më Lër të Flas me Donald dhe Romeo Veshaj, u shpreh se sipas tij një konkurrent mund të përdorë disa gjëra për të fituar çmimin e madh, madje edhe bullizmin.
“Bullizmi përdoret për të bullizuar, qëllimi atje është për të fituar, janë 100 mijë euro në tavolinë, do bëjmë sikur nuk janë? Do tolerojmë njëri-tjetrin që nuk janë këto lekë?”, tha Qetsori.
Ndërkohë të ftuarit e tjerë përfshirë Tea Trifoni po ashtu is banore dhe Iris Luarasi, pedagoge, reaguan ndaj deklaratës së Qetsorit.
Tea: Do vrasim të tjerët tani?
Luarasi: Ato 100 mijë do i marrë dikush, ju të tjerët që nuk keni marrë asgjë, çfarë keni fituar?
Qetsori: Ne në fund të fundit edhe në momentet kur nuk kemi marrë asgjë fitim monetar, në një moment që do t’i biem dyerve për një projekt, njihemi dhe kjo nga ndihmon.
Luarasi: Mund të kesh dalë me profil të mirë ose të keq. Në momentin që ti e ke shkatërrur profilin tënd ca fitove?
Qetsori: Profili është çështje
këndvështrimi, për ju profili im është me probleme?
Luarasi: Ti mund të kesh dal në një profil super pozitiv, po flasim për një person tjetër.
Qetsori: Edhe ai person për të cilin profili i tij është i dëmtuar, në botën e bizneseve kemi individë që te profili i tyre në brendësi ka problematiket e veta dhe e gjejnë qasjen e një individi,
Qetsori u fut në shtëpi si ish fitues i dikurshëm i Big Brother dhe u eleminua në gjysëmfinale së bashku me Nita Latifin, në një televotim me Kristin i cili arriti të shkojë në finale.