“Djalli” shpëton sezonin një xhiro përpara fundit, banda e Stefano Piolit siguroi matematikisht një biletë për në Champions League. Milan e kthen në festë transfertën përballë Juves, thyen 0-1 “Zonjën e Vjetër” duke blinduar vendin e katërt në Serie A. Në “Stadium”, ekipi i Allegri-t e nisi sfidën vrullshëm, në kërkim të golit, krijuan disa raste për shënim, por nuk ishin të qartë në pasin final. Di Maria dhe Kean shpërdoruan në më shumë se një rast.
Në aksionin e parë sulmues, në goditjen e parë në portë, Milanin gjeti golin e avantazhit me Giroud në minutën e 40-të. Francezi u shërbye në qendër nga Calabria dhe me një goditje të saktë me kokë mposhti portierin Szczesny. Juve u përpoq të rikthehej në lojë në pjesën e dytë, por ishin dhe të pafat, si në minutën e 92-të ku goditja e Danilo-s u ndal nga Kalulu. Milan e kthen në festë transfertën torineze, sigurimi i një biletë për në Champions League ishte një objektiv jetik për kuqezinjtë.
Në përfundim të sfidës, Stefano Pioli bën bilancet e sezonit: “Champions na ka dhënë më shumë se pritej këtë sezon, por më pas na la një shije të lidhur pasi dolëm jashtë nga Interi. Në kampionat mund të bënim diçka më shumë, por ky ishte viti i parë që konkurronim në dy fronte. Të mos harrojmë që duhet të bënim pa Maignan për 5 muaj. Gjithsesi, të shijojmë këtë arritje dhe të mendojmë për sezonin e ri, baza është solide, por për të fituar duhen përforcime”, u shpreh Pioli pas sfidës me Juven.