Analisti Mentor Nazarko tha se Lulzim Basha mund të rikthehet në krye të PD. Duke komentuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, analisti tha për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, se kjo lëvizje rrit presionin edhe ndaj Sali Berishës.

“Është e qartë që thelbi i kësaj lëvizjeje ka qenë që të ushtrohet presion i institucionalizuar mbi Berishën. PD nuk mendoj se priste rezultat që të afirmonte ndonjë bashki. Ishte një lëvizje e paralajmëruar dhe shënon fillimin e përplasjes institucionale midis ky kraheve të PD dhe thotë edhe lëvizje të reja. Kjo lëvizje e Alibeajt brenda vetë PD shënon fillimin e një beteje të vogël të brendshme se kush do ta pasojë atë qoftë edhe si i mandatuar. A do të jetë Bardhi apo rikthehet Basha? Supozoj se do të jetë Basha sepse dorëheqja e tij, heshtja e tij, kanë që të gjitha karakter taktik. Nuk i bëri këto për të dalë përfundimisht nga politika por për të justifikuar rezultatin elektoral në zgjedhjet e fundit. Dikush mund të thotë se Basha është humbës. Në një kuptimm është pak më i mirë sesa ky rezultat edhe ishte i detyruar për shkak të një sërë gabimesh të PD aso kohe.”, tha Nazarko.