Të shtunën e javës së kaluar Luiz Ejlli u shpall fitues i Big Brother VIP 2, pas 4 muaj e gjysmë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Popullariteti i Luizit ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë këtyre muajve dhe kjo është përkthyer edhe në ndjekës të shumtë.

Pas hapjes së llogarisë zyrtare të tij në Instagram, Luizi brenda pak ditëve arriti në 340 mijë ndjekës, por pas daljes kjo shifër është rritur në mënyrë të pabesueshme.

 

Tani Instagrami i Luizit numëron 502 mijë ndjekës dhe vazhdon të rritet.

Kujtojmë që Kiara në një intervistë për “Më lër të flas”, tregoi se pas daljes Luizi do e menaxhojë vetë Instagramin.