Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku një 40-vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se sot rreth orës 06:15, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri pistoletë, në banesën e tij, shtetasi A. Gj., 40 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.