Ronaldo Sharka ka reaguar ashpër pasi disa persona në rrjete sociale e kanë shpallur të vdekur. Ato kanë shpërndarë një foto të tij duke shkruar “Qofsh i Xhenetit”.Gazetari është shprehur i revoltuar teksa ka bërë një postim në Instastory.
Ai ka shkruar se njerëz të tillë janë të ligë dhe të sëmurë mendorë.
“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!
Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez m*ti”, ka shkruar Ronaldo.