Ish-konkurrenti i Përputhen, Fation Kuqari ka humbur një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë. I ati i tij është ndarë nga jeta.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë Fationi me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Të dua pafund ba! Ik i qetë në Parajsë, më ke lënë mua për gjithçka. Të dua pafund. Të kam pas shok e do të kem…aty lart për çdo gjë tek ty do marr mendim. Të dua pafund!”, ka shkruar Fationi.