“Foltorja” është revoltuar me artistët që kanë dalë në mbështetje të Erion Veliajt. Edi Paloka ka qenë një ndër më të ashprit, duke i konsideruar këngëtaret që shfaqen në krah të Veliajt, si prostituta.

Ai tregon edhe një histori. “Po shoh shume reagime dhe sharje ndaj disa “artisteve” qe jane paguar nga Velina e bashkise Tirane per ti bere publicitet. Ne fakt duhet thjeshte ti meshirojme. Artiste qe per dy leke detyrohen te veteposhterohen, jane per te ardhur keq e jo per tu sulmuar. Per kete po ju tregoje dhe nje moment qe e kam jetuar vete.

Me qelloi ne dasmen e nje mikut tim ne Lezhe te shohe nje skene te mjerueshme pikerisht me njeren prej ketyre “artisteve” qe ka nxjerre Velina ti bejne publicitet , kengetare nga me te njohurat ne Shqiperi. Nga fundi i dasmes, nje grup djemsh qe kishin pire si per dasem, e ulen kete kengetaren ne tavolinen e tyre dhe nderkohe qe ajo kendonte per ta, ata benin shuka me leke dhe njesoj siç gjuhet me gurë ndaj diçkaje, ia përplasnin me forcë në fytyrë.

Po zbaviteshin me dëshirën e qartë për ta poshteruar. Prita qe “artistja” te ngrihej e te ikte vete e revoltuar, por ajo vazhdonte te mblidhte shukat e lekeve duke mbajtur gjate gjithe kohes te njejten buzeqeshje si tek videoklipi per Velinen. Atëherë ndërhyra tek i zoti i dasmes i cili nga ana e tij nderhyri dhe e nderpreu ate shfaqje poshteruese. Une te pakten ne ate moment mendova qe e shpetova nga poshterimi. Po duke pare videoklipin per Velinen, me shkoi ndermend qe ajo ne vend qe te me kete falenderuar, mund te me kete mallkuar sepse i hoqa mundesine te merrte dhe disa shuka me leke surratit…

Pra eshte per te ardhur keq qe ne Shqiperi, artistet paguhen aq pak sa te detyrohen qe per ca leke me shume, te pranojne dhe veteposhterimin! Apo nuk eshte ceshtje parashe, po ceshtje dinjiteti??? Ne fakt dinjitetin gjithesecili e ka dhe e ruan vete , sado i varfer qe te jete edhe kur eshte njeri i thjeshte e jo kur e quan veten artist.

P.S
Sigurisht qe Rita Sahatciu nuk hyn tek kjo kategori, videoklipi i saj do na kete kushtuar goxha. Se dhe ate, nga taksat tona e kane paguar, me parate qe na vjedhin ne”, shkruan Paloka.