Ato kanë qenë rivale thuajse nga fillimi dhe kanë pasur përplasje të shumta me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për banoret e Big Brother VIP Albania, Olta Gixharin dhe Efi Dhedhes, të cilët sa ishin në të njëjtën kohë në shtëpi u përfshinë në disa debate.

Efi së fundi është pyetur në programin Top Albania Radio për raportin e tyre jashtë.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” theksoi se me të nuk do të ketë asnjë lloj marrëdhënie.

“Asnjë lloj marrëdhënie. Nuk na lidh asgjë. Jemi dy njerëz komplet të ndryshëm. Çdo gjë kam thënë e kam menduar vërtetë”, u shpreh ajo.

Dhedhes madje e kishte quajtur aktoren shqiptare si personin më të shtirur në shtëpi.

Efi duhet theksuar se është në mesin e katër finalistëve në BBVA, ku garon me Luizin, Kristin dhe Deamishelin.

Njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.