Edicioni i 76-të i Festivalit të Filmit në Kanë tërhoqi vëmendjen e mediave rozë, teksa yjet shkëlqyen në tapetin e kuq. Në këtë event të rëndësishëm, ishte i pranishëm dhe biznesmeni nga Shqipëria, Elton Ilirjani.

Eltoni u shfaq krahas personazheve të mëdhenj si Maye Musk, nëna e miliarderit Elon Musk.

Nga festa e organizuar në vilën e Philip Plein, biznesmeni kishte zgjedhur një fustan–xhaketë të zezë, kombinuar me bizhu plot shkëlqim, teksa qëndron pranë të zotit të shtëpisë.