Shumë është diskutuar në media marrëdhënia e Olta Gixharit me motrën e saj, gazetaren Gerta Gixhari për faktin se ato nuk ndiqeshin në Instagram me njëra-tjetrën.
Gjatë kohës që Olta Gixhari ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kjo temë u bë kryefjalë e mediave, për faktin se motrat nuk ndiqeshin në Instagram me njëra-tjetrën. Për këtë arsye në rrjet u përfol se marrëdhënia mes dy motrave ishte e krisur.
Por të gjitha këto spekulime u hodhën poshtë pas videos që Olta publikoj pas daljes nga BBVIP ku shfaqej duke takuar me mall gazetaren e cila ndonëse ishte e pranishme në shumë studio televizive ku diskutoheshin dinamikat e ndryshme të BBV, ajo shprehej se donte të ishte thjesht opinioniste e spektaklit jo motra e madhe e Oltës që mbron Oltën.
E pavarësisht videove të bëra publike, ato ende nuk e ndjekin njëra-tjetrën në instagram.E ftuar në një emision, Gerta ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale, ndërsa është ndalur edhe tek raporti me Oltën, duke zbuluar se në fakt ato nuk ndiqen në Instagram prej vitesh. Moderatorja theksoi se nëse do ta bënin sërish “follow” njëra-tjetrën, pikërisht tani, do të dukej sikur ishin zënë apo kishin pasur konfikt mes tyre.
“Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi folloëwdo duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë. Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo. Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë.Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë”, u shpreh Gerta.
Përmes kësaj deklarate Gerta ka treguar kështu se çdo gjë mes tyre është shumë mirë duke hedhur poshtë çdo spekulim për to