“Ne nuk jemi në pikën ku do të vendosim sanksione ndaj Rusisë siç ka bërë Perëndimi. Ne nuk jemi të detyruar nga sanksionet perëndimore”. Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një interviste për CNN.
“Rusia dhe Turqia kanë nevojë për njëra-tjetrën në çdo sektor të mundshëm”, shtoi presidenti turk, duke e cilësuar marrëdhënien e tij me Putinin si “të veçantë”.
Presidenti turk foli edhe për marrëdhëniet e tij me Perëndimin, veton që ai vuri në anëtarësimin e Suedisë në NATO duke akuzuar Stokholmin se ka strehuar anëtarët e PKK.
“Për sa kohë që Suedia vazhdon të lejojë degët e organizatave terroriste të lëvizin lirshëm rrugëve të Stokholmit, ne nuk do të pranojmë anëtarësimin e saj në NATO ,” tha Erdogan.