Erion Isai ka dalë nga zyrat e SPAK pas disa orësh, teksa i qetë ka dhënë e një deklaratë për mediat e interesuara.
Ai është shprehur është thirrur nga prokuroria e posaçme si person në dijeni të një çështje dhe se nuk ka të bëjë me të apo institucionin që ai drejton.
Me humor, ai është përgjigjur se prokurorët “ishin në qejf”, teksa burime bëjnë me dije se Isai ka deklaruar mbi rrugën Korçë – Ersekë, e cila është tenderuar nga ministria e transporteve.