Euro i është rikthyer dobësimit përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro tashmë po këmbehet me 111 lekë nga rreth 113.4 lekë që arriti në mes të javës.

Ekspertët e tregjeve financiare thonë se këto luhatje në kursin e këmbimit valuator janë shkaktuar më së shumti nga faktorë psikologjikë.

Pritshmërit janë që euro të vijoj të dobësohet përballë lekut pasi po afron sezoni turistik i verës i cili do të sjellë fluks eurosh në treg nga turistët por edhe emigrantët që zgjedhin të kalojnë pushimet pranë familjeve.

Forcimi i lekut shqiptar ka dhënë efektet e para në uljen e nivelit të eksporteve shqiptare me rreth 19% në prill.