Kreu i ri i Bashkisë Kamëz Rakip Suli së fundmi ka dhënë një intervistë për Euronews Albania. Ai theksoi se humbja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Kamëz ishte varrimi politik që iu bë Sali Berishës.Suli nënvizoi mes të tjerash se Berisha gjatë një muaji ka shkuar 11 herë në Kamëz por asnjë qytetar nuk i shkoi në takim.
“Zoti dhe Perëndia nuk harron. Mendoj se ka qenë një mallkim dhe nga Zoti sepse qytetarët e Kamzës vetëm shpirtin si kanë dhënë se vetën po. Varrimi politik Berishës i erdhi nga Bashkia e Kamzës, ku e mbështetën 30 vjet. Lindën vajza e djem e bën nga 30 vjeç e nuk patën kopshte e çerdhe. Në një muaj ka ardhur 11 herë në Kamëz dhe nuk i shkoi njeri në takim”- tha ai.