Harry Kane pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merakton e verës, kjo për vetë faktin se “bomberi” anglez futet në vitin që i skadon kontrata me Tottenham, ndërsa të shumë janë ekipet “big” që kërkojnë shërbimet e tij. Prej kohësh flitet për një interesim nga ana e Man.United për kapitenin e “tre luanëve”, por presidenti i “gjelave” ka vendosur veton:
“Ta harrosh Man.United”, shkruan Mirror në faqen e parë duke iu referuar deklaratës së presidentit Levy për Kane. Bosi i Tootenham ia ka bërë të qartë sulmuesit, nëse dëshiron të largohesh mund ta bësh diçka të tillë, por vetëm jashtë Anglisë, duke mos dashur të përforcojë rivalët në Premier League. Pavarësisht bllokadës se bërë nga Levy, Harry Kanë nuk do ta kishte të vështirë të gjente një skuadër jashtë Angli pasi për të interesohen klube si Real Madrid, Bayern Munch dhe PSG.
Mediat angleze kanë sjell këtë të martë një tjetër lajm të rëndësishëm në lidhje me merkaton. Sipas Daily Express: Bayern Munich është vënë në ndjekje të Declan Rice, mesfushorin e West Ham. Klubi gjerman kërkon të “djeg” çdo konkurrent, mbi të gjitha Arsenal, teksa ofron 95 milionë sterlina për mesfushorin e përfaqësueses angleze.