Kavaja braktis Sali Berishën. Në takimin përmbyllës të fushatës së koalicionit Berisha-Meta në Kavajë, numri i pjesëmarrësve ishte shumë herë më i ulët se sa numri i atyre që morën dje në takimin e Ramës.
Mitingu, ku mori pjesë vetë Sali Berisha ishte një dështim i plotë pasi pjesëmarrja e ulët tregonte braktisjen që demokratët i kanë bërë ish-kryeministrit.
Qartazi edhe Kavaja pritet që të drejtohet sërish nga socialistët pas 14 majit.
E njohur dikur si bastion i së djathtës, duket se zhgënjimi nga Berisha dhe investimet e shumta të realizuara në këtë bashki nga qeveria Rama dhe kryebashkiaku Krali, e kanë kthyer tashmë Kavajën në mbështetëse të PS-së dhe të Edi Ramës.