Presidenti i Francës, Emmanuel Macron konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij që të trajnojë pilotë dhe ushtarë në Ukrainë. Gjithashtu, shprehu qartë se perëndimi nuk dëshiron dhe nuk do të futet në një luftë kundër Rusisë. “Ne kemi vendosur, mbi të gjitha, bashkë me ukrainasit në lindje të vendit, për të ndërtuar një kamp për të trajnuar trupat e tyre dhe batalionet që do të jenë në drejtim të kundërofensivës.

Do të trajnohen njerëz edhe për të riparuar automjetet dhe tanket, pasi kjo është një tjetër nevojë e Ukrainës. Ne jemi të gatshëm edhe të trajnojmë pilotët ukrainas.
Nuk kemi asnjë tabu. Gjithmonë, kemi ndjekur të njëjtën linjë dhe Franca po mban një qëndrim të vetëm: Të ndihmojmë Ukrainën të rezistojë sepse shumëçka është në rrezik, pasi suksesi i kësaj kundërofensive do të jetë vendimtar për ndërtimin e një paqeje afatgjatë. Së dyti, duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë që të mos futemi në luftë me Rusinë dhe ne nuk do të jemi në një luftë me Rusinë. Prandaj ne po e ndihmojmë Ukrainën t’i rezistojë pushtimit rus, por jo duke dërguar armë që mundësojnë sulmet ndaj territorit të Rusisë”, tha Macron.