Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit Ermiona Lekbello, ish-konkurrentja e BBV.

Përmes një lidhjeje “Skype” nga Monte Carlo, Ermiona sqaroi njëherë e mirë të vërtetën e raportit të saj me Luiz Ejllin.
Ermiona tha se Luizin e konisderon zemër dhe se lajmet nëpër portale janë manipulime.

“Unë atë që doja të bëja për Luizin, e bëra. Ai është fitimtar, gjërat e tjerë s’më interesojnë. Unë doja që Luizi të ishte fitues dhe është. Se thonë ushtare… po më do qejfi jam dhe ushtare, më do qejfi jam dhe fanse, kur më do qejfi bëj çfarë të më dojë kokrra e qejfit”, tha ndër të tjera ajo.
Lekbello shtoi se Luizin e ka ftuar në Monaco, aty ku ai do të shkojë bashkë me katër njerëz të tjerë. Bieta insistoi nëse do të jetë e pranishme dhe Kiara, por ajo s’ dha më shumë detaje.