Zëvendës ministri i Jashtëm, Besard Kadia, ishte i ftuar në emisionin “Përballë Lajmit” në Klan News, ku foli lidhur me fushatën elektorale të deritanishme në Tiranë.
Kadia në këto zgjedhje garon për pozicionin e anëtarit të këshillit bashkiak. I pyetur se si është duke shkuar fushata dhe pse janë duke zhvilluar takime të mëdha ndryshe nga ajo që thanë në fillim, Kadia shprehet se popullësia është e madhe dhe numri i personave që marrin pjesë në takime relativisht është i lartë.
“Ndalemi në Tiranë, ju jeni angazhuar për fushatën këtu dhe për këshillin bashkiak. Si po shkon si fushatë, jeni distancuar pak nga mbjellja e pemëve. Pamë Erjon Veliajn që ishte me shumë qytetarë, se në fillim deklaruar që do jetë diçka modeste me takime të vogla që nuk do të shpenzojmë shumë, ndërkohë që keni devijuar”.
“Mbetet te interpretimi. Nuk kemi një fushatë të Air Albania, që janë mbledhur të gjithë çdo ditë dhe po flasim me kompozitet. Gjëra normale, janë komunitete të mëdhaja për shembull një njësi në Tiranë, ka deri në 30 apo 40 mijë votues sa ç’janë disa qytete. Dhe për këtë arsye janë sipërfaqe të mëdha dhe numri i qytetarëve për ta komunikuar alternativën në një njësi të tillë, prodhon edhe numrin e madh të qytetarëve. Pjesa e pemëve është për të kthyer vëmendjen kulturalisht që nuk është e nevojshme për të qenë agresiv me posterat, për t’i dhënë bezdisje qytetarëve. Qytetarët në 30 vite tashmë kanë aq shumë eksperiencë që e dinë çfarë është politika apo çfarë po ndodh. Kështu që nuk është e nevojshme t’i mbingarkosh me gjëra që më shumë do i shqetësonte, se sa do i jepte vëmendje”.
Kadia tha më tej se pasiguria në këto zgjedhje nuk është prezent si koncept, duke theksuar se ajo që është e rëndësishme është shpjegimi i punës të bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj.
“Ku janë zonat ku ju jeni fokusuar më shumë në Tiranë, ku e ndjen Partia Socialiste veten më të pasigurt në këto zgjedhje”?
“Pasiguria nuk është koncept fare në këto zgjedhje, e rëndësishme është të shpjegohet rekordi i tetë viteve të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ka disa mënyra, ose do ta shohim njësi për njësi, mos harrojmë që Tirana është jashtëzakonisht e zgjeruar. Nuk është Tirana e mëparshme, shkon deri në Malin e Dajtit, apo deri në Baldushk në pjesën jugore. Pra ka një mënyrë për ta parë në eksperiencën personale, si çdo njësi që thotë më është bërë një rrugë, më është bërë një shkollë, më është bërë një kopësht i ri, më është bërë pastrimi i lagjes apo jo.”
Lidhur me investimet e fundit që janë duke u zhvilluar në disa nga lagjet e kryeqytetit, Kadia thotë se qytetarët janë koshientë për punën e bërë deri tani dhe se sondazhet nxjerrin një pëlqyeshmëri të saj.
“Në fakt sistemimet e lagjeve janë bërë në mënyrë intensive në këtë periudhë, kam parë shumë të përfshirë dhe lagjen time”.
“Ky është rasti konkret, te lagjia ime nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Te lagjia jonë ka ndodhur para disa viteve, është bërë pas zgjedhjeve. Konteksti është në mënyrën e plotë çfarë ofrohet, për atë kemi parë edhe numrin e turistëve që kthejnë pëlqyshmërinë për këtë qytet. Qytetarët janë koshientë, sondazhet nxjerrin pëlqyeshmëri të punës së deritanishme dhe nuk do të kemi ndonjë surprizë në këtë situatë.”
Kadia foli edhe për kundërshtarin që përfaqëson koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi dhe premtimin për transportin publik falas. Sipas tij kjo është një gjë e realizueshme, por ka pasoja të tjera nga pas, të cilat reflektohen në mënyrën e menaxhimit të qytetit.
“Ndihet e fortë gara përballë Belind Këlliçit, dhe premtimeve që ai ka bërë që mund të drejtojë votën drejt të djathtës duke qenë se transporti publik falas ka një impakt te një kategori njerëzish?”
“Që kur themi transport publik falas, drejtohemi drejt votuesve të majtë. Në qoftë se kjo do të ndodhte, do ta përkeqësonte të gjithë performancën e bashkisë së kryeqytetit, që do të thotë me dhjetëra milionë Euro do të shkonte për atë shërbim që gjithsesi ofrohet dhe paguan qytetari që merr shërbimin. Nëse do të paguhej nga taksat e buxhetit të Tiranës, do të thotë që të gjithë neve që nuk e përdorim urbanin, do të paguajmë për një shërbim që nuk e marrim. E dyta, këto para që do të shkonin për një çerdhe, apo për një investim në një rrugë, nuk do të shkojnë më, por do të shkojnë në një shërbim që gjithsesi është. Është i realizueshëm, por a është e mirë apo e keqe? Ne mund të bëjmë gjithë buxhetin për gjëra falas, por shërbimet do të shkatërrohen dhe nuk do kemi më qytetin që njohim, do kemi mesele të tjera”.