Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, i ka heshtur thashethemet rreth lidhjes së tij me partneren Georgina Rodriguez, duke postuar një foto romantike në Instagram. Ronaldo dhe Rodriguez mund të shihen duke u puthur teksa shijonin ushqimin në një restorant.
Superylli portugez ka shkruar në postim: “Gëzuar e dashur”! Javën e kaluar Georgina Rodriguez ka hedhur poshtë më parë pretendimet se marrëdhënia e saj me Ronaldon nuk ishte në kushtet më të mira.
Modelja kishte shkruar në rrjetet sociale: “Ziliqari shpik thashethemet, pastaj i përhap ato dhe idiotët i besojnë”. Ronaldo dhe Rodriguez janë në një lidhje që nga viti 2017. Dyshja u takuan për herë të parë kur CR7 luante me Real Madridin.
Ndërsa ata nuk janë martuar ende, kanë një lidhje të gjatë dhe dy fëmijë, ndërsa bashkë prindërojnë tre të tjerë. Ata kanë jetuar në Torino dhe Manchester, tani banojnë në Riad, pas lëvizjes së Ronaldos te klubi i Ligës Pro Saudite, Al-Nassr, në janar.