Frikë dhe ankth, arbitrin Sascha Stegemann vazhdon ta përndjekë gabimi që bëri në ndeshjen mes Bochum dhe Dortmund, kur rezultati ishte 1-1, aq sa përfundoi në fund dhe ndeshja, nuk akordoi një penallti në favor të verdhezinjve që në këtë mënyrë humbën kreun e klasifikimit në Bundesliga.
Vetë Stegemann e pranoi gabimin, (në Gjermani arbitrat lejohen të flasin publikisht), por kjo nuk mjaftoi për t’i shpëtuar fyerjeve dhe madje edhe kërcënimeve me vdekje, madje edhe kundër familjes së tij. Stegeman u prezantua në një emision televiziv, duke deklaruar, “I kuptoj emocionet që përjetohen pas asaj që ndodhi të premten, por unë dhe familja ime jemi kërcënuar konkretisht”.
Ndërkohë edhe shefi i arbitrave gjermanë, Lutz Michael Frohlich foli në lidhje me situatën duke deklaruar, “Nuk ka nevojë të flitet sërish për episodin që u verifikua në fushë. Arbitrat bënë një gabim, por nuk arrij të kuptoj atë që ka ndodhur më pas. Stegemann është kërcënuar me vdekje, dhe kjo është diçka e poshtër, e papranueshme dhe e patolerueshme.
Ndërkohë edhe administratori i deleguar i Dortmund, Hans Joachim Ëatzke që në fund të ndeshjes u shfaq i irrituar për padrejtësinë që kishte pësuar skuadra e tij, në këtë aspekt u rreshtua përkrah Stegemann duke deklaruar, “Pavarësisht zhgënjimit, nuk mund të tolerojmë vulgaritete të këtij lloji, kërcënime, si përsonalisht ashtu edhe nëpërmjet rrjeteve sociale”.